04,02,2026

Albin Kurtin nominohet për kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje

Must Read

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj sapo ka bërë një postim ku ka treguar se Albin Kurti është i nominuari për kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje.

Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi e ka çuar në qiell Albin Kurtin, kështu duke ia kushtuar ca rreshta lartësues figurës së Albin Kurtit.

“Dija, guximi, vendosmëria dhe të qenit i pakorruptueshëm, e bëjnë Albin Kurtin prijësin e vetëm të ndryshimit në Kosovë. E vullneti i madh qytetarëve për ndryshim do ta bëj Albinin kryeministër!”, ka shkruar Molliqaj derisa ka bërë të ditur se Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie e ka nominuar Kurtin për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në qershor ./GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img