28,11,2024

Fjalë që do ju PËRLOTIN! “Edhe unë do vetëvritesha me anestezi! Nuk ka mënyrë tjetër për të…”

Must Read

Një vajzë 16-vjeçare ndërroi jetë gjatë operacionit në gju në një spital privat në Tiranë, ndërsa mjeku anestezist pas ngjarjes së rëndë tentoi të vetëvritej duke injektuar në trupin e tij lëndë anestezie, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa policia e Tiranës po heton ngjarjen, në një deklaratë zyrtare spitali “Continental” tha se vajza, Blerta Pepa, vdiq nga një komplikacion i rrallë që ndodh gjatë anestezisë dhe që quhet HIPERTEMIA MALIGNA. “Ajo vjen si pasojë e një defekti genetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarte apo të posaçme të kryera para operacionit”, – sqaronte spitali.

Por vec dhimbjes së madhe për ndarjen nga jeta të një vajzë kaq të re si Blerta dhe frikës e pasigurisë që përhapet në shoqëri për trajimin në spitale, ai që mbeti më i sulmuar nga opinioni, ishte anestezisti Tefik Zhurda. Të gjithë shigjetuan mjekun si fajtorë të vdekjes së vajzës së re, edhe pse ende nuk ka dalë autopsia për të përcaktuar shkaqet.

Të vetmit që e kanë mbështetur, duket se janë kolegët e tij. Apostol Vaso, një mjek anestezist, shkruan në rrjetet sociale, se do të kishte bërë të njëjtin veprim si kolegu i tij. të të vetëvritej me anestezi! Këmbimi kokë më kokë me jetën e humbur – sipas tij – është e vemtja mënyrë që bluzat e bardha të tregojnë se edhe ata kanë dhëmbushi e vuajtje për cdo njeri që humb jetën në duart e tyre.

“Nuk mund te ndodhi qe mjeku te paragjykohet per humanizmin, profesionalizmin dhe pergjegjesine prinderore, aq sa te bej suicid, qe ta besojne qe nuk eshte sic ju e mendoni. Nuk ka mundesi tjeter per te treguar se te gjithe ne, jemi te vetem ne kete beteje te pabarabaret me opinionin dhe shtetin i cili asnjehere nuk na ka mbrojtur. Nuk ka mundesi tjeter per ti treguar opinionit dhe madias qe ne nisemi ne mengjes per ne pune dhe kthehemi ne darke per te sigurar ekzistencen e familjes sone me nje rroge e cila nuk na mjafton dhe jo per te mbytur njerez”, shkruan ai.

Shkrimi në Facebook i anestezistit Apostol Vaso:

“Edhe une do te beja te njejten gje qe beri shoku dhe kolegu im i apasionuar, Dr. Tefik Zhurda. Do te vetvritesha me anestezi. Nuk kam mundesi tjeter per te shprehur keqardhjen, hidherimin dhe humbjen qe prinderit e vajzes perjetojne keto momente, vec edhe une te shprehem sic shoku im u shpreh. Nuk ka mundesi tjeter per te sqaruar median dhe opinionin e gjere, rreth trysnise qe ushtrohet ndaj mjekeve dhe vecerisht anestezisteve, vec kembimit koke me koke, me jeten e humbur. Nuk ka mendesi tjeter per tju treguar juve, sa dashuri dhe humanizem, vuajtje dhe dhimbje kemi ne, per cdo njeri te humbur ne punen tone. Nuk ka mundesi tjeter per t’i sqaruar opinionit, se ne cdo vend te botes nje i semure me nje komplikacion te till, eshte e destinuar te kete nje fat te till. Nuk ka mundesi tjeter per ti shprehur madias dhe opinionit publik, se edhe kur ke preparatin, i semuri vdes. Por nuk mund te ndodhi qe mjeku te paragjykohet per humanizmin, profesionalizmin dhe pergjegjesine prinderore, aq sa te bej suicid, qe ta besojne qe nuk eshte sic ju e mendoni. Nuk ka mundesi tjeter qe Tefiku dhe te gjithe koleget e mi,t ju tregojne se, kemi dhuruar gjak per te semuret tane, pa na e kerkuar njeri dhe pa ja thene njeriu, per te shpetuar jeten e te semureve tane, te cilet kane patur nevojen urgjente per gjak dhe me pas jemi kthyer ne pune. Nuk ka mundesi tjeter t’ju tregojme se ne me shume flem ne spitale se sa ne shtepi, qe me shume rrime pa gjume, se sa fleme. Nuk ka mundesi tjeter per te treguar se te gjithe ne, jemi te vetem ne kete beteje te pabarabaret me opinionin dhe shtetin i cili asnjehere nuk na ka mbrojtur. Nuk ka mundesi tjeter per ti treguar opinionit dhe madias qe ne nisemi ne mengjes per ne pune dhe kthehemi ne darke per te sigurar ekzistencen e familjes sone me nje rroge e cila nuk na mjafton dhe jo per te mbytur njerez. Nuk ka mundesi tjeter per te perballuar fjalen helm te medias, cila duke e menduar mire dhe me cinizem thote, qe anestezisti kishte mbidozuar preparatet e anestezise. Nuk ka mundesi tjeter te spjegojemi, qe pas cdo te semuri qe ne anestezojme, kemi nga mbrapa ligjin dhe gjykaten dhe gjithmone kemi qene te paragjykuar, per mos humanizem. Nuk ka mundesi tjeter qe tju themi:  Njerez ju duam shume dhe ne jemi dite e nate ne roje te shendetit tuaj, madje duke dhene dhe jeten tone, qe ta kuptoni dashurine dhe pasionin tone per kete mison. Nuk ka mundesi tjeter tju themi: Njerez ne jeten tone e kemi per Ju”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img