27,11,2024

“Mërgimtarët e Degendorfit” bëjnë me shtëpi familjen Bytyqi në Mirash të Ferizajt

Must Read

Komuna i gëzohet ndërtimit të shtëpisë së për familjen Bytyqi në Mirash, premtohet angazhim maksimal për strehimin e familjeve të tilla

Familja e Salih Bytyqit në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt muaj më parë pësoi nga një fatkeqësi ku nga shkaqe të panjohur mbeti e djegur shtëpia e tyre.

Mes skamjes dhe vështirsive kjo familje po e bën jetën nëpër shtëpitë e huaja. Por bashkatdhetarët  nga  Shoqata Humanitare “Mërgimtarët e Degendorfit” me qëndrim në Gjermani mblodhën mjetet e nevojshme dhe filluan sot ndërtimin e një shtëpia për këtë familje 6 anëtarëshe.

Në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të kësaj shtëpie mori pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa cili shprehu gëzimin e tij që edhe kjo familje do të ketë strehë mbi kokë.

Më tutje ai theksoi se angazhimet e komunës po shtohen sita ditës që shtëpitë e solidaritetit të jenë sa më të shpeshta.

“Është një moment i veçantë për të gjithë ne sot këtu në fshatin Mirash ku po fillon ndërtimi i një shtëpie përmes solidaritetit të treguar nga mërgimtarët e koncentruar në Degendorf. Besoj dhe pushtetit komunal. Kjo shoqatë është e njohur për ndihëm dhe solidaritetin e treguar edhe në disa raste të tjera në fshatin Mirash.

Besoj se ky është një shembull sa prekës aq edhe përkushtues për të treguar një ndjenjë solidariteti me njerëzit të cilët kanë nevojë. Sepse këtu kemi të bëjmë më një familje që ka anëtarë të moshuar e të sëmurë.

Falë mërgimtarëve dhe të gjithë neve po tregohet një përkushtim për lehtësimin e vështirësive me të cilat po përballet kjo familje” tha me këtë rast kryetari Svarqa.

I pari i komunës së Ferizajt duke falënderuar iniciatorët për ndihmë familjeve të tilla premtoi një rritje të angazhimit edhe nga ana e pushtetit komunal për ndërtimin edhe të disa shtëpive për rastet e familjeve.

Ai paralajmëroi organizimin e një edhe për sivjet të një gala-mbrëmje ku afaristët e suksesshëm do të japin kontributin e tyre ashtu siç kanë bërë viteve të kaluara.

Edhe bashkëfshatarët e veprimtarët e fshatit Mirash shprehën mirënjohjen e tyre të thellë për shtëpinë e re në familjen Bytyqi dhe për faktin se nuk po harrohen nga institucionet.

Ndërkaq kryefamiljarja Nafie Bytyqi nga fshati Mirash me lot në sy shprehu falënderim për të gjithë ata që u kujtuan t’a bëjnë me shtëpi atë dhe familjen e saj për të cilën i ishin shuar shpresat.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img