26,11,2024

Shteti me 40 mijë banorë i dhuron shtretër Kosovës

Must Read

 Kësaj here bëhet fjalë për 80 shtretër dhe aparaturë teknike mjekësore (karroca invalidësh, vegla ndihmëse për ecje etj.) që janë nisur për në Republikën e Kosovës dhe në Ukrainë, thuhet në një komunikatë shtypi të shoqatës.

LHW ka tashmë një përvojë në këtë drejtim pasi që projekte të ngjashme ka realizuar viteve të kaluara edhe në Bosnjë, Hungari dhe po ashtu edhe në Kosovë.

Edhe kësaj here transportin po e merr përsipër shpedicioni “Wohlwend” në Bendern. Pasi që shtretërit e spitalit të Walenstadt-it janë çmontuar nga punonjësit e  LHW dhe janë bërë gati për transport , ata janë sjellë për t`u vendosur përkohësisht në depon e firmës shpeditore Wohlwend në Bendern.Më 10 maj në depon në fjalë janë shtuar edhe 40 shtretër dhe aparaturë mjekësore që LHW i ka sjellë nga Triesen , kështu që të nesërmen mund të nisej kamioni në drejtim të Prishtinës, përcjell albinfo.ch.

Shumica e shtretërve janë destinuar për Spitalin e atjeshëm Universitar (QKUK) ndërkohë që një pjesë e shtretërve dhe veshmbathjeve do të vazhdojnë më tutje deri në Rahovec ku përmes Kryqit të Kuq të atjeshëm do t`u ndahen drejtpërdrejt nevojtarëve.

Këtij aksioni i ka asistuar edhe Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Islam Spahiu bashkë me konsullin kosovar në Bernë, Visar Rrecaj. Ndërsa bartës të projektit janë punonjësi i LHW, Hannes Rudig, përgjegjësi juridik i LHW, prifti Thomas Jäger dhe punonjësi tjetër i LHW, Hansjörg Erdtner./

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img