17,07,2025

Dajak e akuza të rënda për mësuesin në Ferizaj (VIDEO)

Must Read

Akuza të rënda po i bëhen një mësimdhënësi në Ferizaj. Një mësues në shkollën ‘Ahmet Hoxha’ është sulmuar nga një prind. Për këtë rast, familjarët e sulmuesit thonë se kishin arsye.

Sipas Safet Krasniqit, mbesa e tij, A.A. 14 vjeçe ishte ngacmuar nga mësuesi i saj M.S.

“E ka shti vajzën jo në sallë, por në tjetrën ku s’ka pasë askënd”, thotë gjyshi i saj.

Ai e pranon se dhëndri i tij e sulmoi mësuesin e më pas bashkë me vajzën ka dëshmuar në polici për rastin.

Thotë se rastit do t’i shkojnë deri në fund.

Vendimin po e pret Drejtoria Komunale e Arsimit.

“Presim vendimin e prokurorisë, kemi marrë të gjitha masat dhe kemi kërku edhe nga inspektoriati i Arsimit që të hetojë rastin”, thotë Muhamet Halili, Drejtor i Arsimit në Ferizaj.

Por Halili thotë se për të njëjtën vepër i njëjti mësues ishte etiketuar edhe më parë.

“Tek mësimdhënësi ka pasë para një viti apo dy vjetëve, kemi pasë një problem në një shkollë tjetër ku thjesht është dyshu dhe tani po presim hetimet të cilat zhvillohen nga prokuroria dhe Policia. I njëjti rast ka qenë te ky mësimdhënës”, tha ai për Klan Kosova.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar. I njëjti ka mohuar në tërësi veprën.

Kështu, me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, kurse rasti vazhdon me procedurë të rregullt.

Ky nuk është rasti i parë i dyshimeve të tilla në shkollat e Kosovës.

Disa nga deklaratat nuk rekomandohet të dëgjohen nga moshat e reja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img