26,11,2025

Është mbajtur mbledhja e katërt e rregullt e KPF-së

Must Read

Të enjten është mbajtur mbledhja e rregullt e komitetit për politikë e financa.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, ka mbledhur anëtaret e KPF-së dhe drejtorët e drejtorive për të diskutuar lidhur e pikat e rendit të ditës që janë përgatitur për mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës.
Në këtë mbledhje është diskutuar për propozim – vendim për shkëputjen e kontratës për N.N.P. “Gashi” Gëzim Gashi, me ç’rast u more vendim që kjo pikë e rendit të ditës të diskutohet në mbledhjen e KK-së.

Po ashtu u more vendim që në mbledhjen e radhës së KK-së të diskutohen edhe për disa rishqyrtime të vendimeve, por edhe për propozimin për marrjen e vendimit për rikategorizimin e Bifurkacionit të lumit Nerodime në kategorinë “Monumenti Natyrës”.

U diskutua edhe për dy propozim-vendime që të ndërrimit destinimi, nga tokë bujqësore të shndërrohet në tokë ndërtimore, me ç’rast u morë vendim që edhe këto pika të rendit të ditës të kalojnë dhe të diskutohen në mbledhjen e nesërme të Kuvendit të Komunës.

Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe shumë pika të tjera të rendit të ditës, të cilat me shumicë vota, u morë vendim që të gjitha të diskutohen në mbledhjen e nesërme të Kuvendit të Komunës.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës, do të mbahet nesër duke filluar nga ora 10:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img