15,09,2025

AAK dhe Nisma marrin pjesë në takimin me Presidentin për datën e zgjedhjeve

Must Read

Takimi do të mbahet nesër (e enjte) në ora 9:00, ndërsa pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovë.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka konfirmuar se AAK-ja do të marrë pjese në takimin e nesërm të thirrur nga Hashim Thaçi.“Po, AAK do të marr pjesë në takimin e thirrur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për të përcaktuar datën e zgjedhjeve”, ka thënë Lekaj për lajmi.net.

Poashtu, edhe deputeti i Nisma-s, Zafir Berisha ka thënë se edhe një përfaqësues i partisë do të shkojë për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.

“Meqë arritëm ta realizojmë në praktikë rrëzimin e kësaj qeverisje kriminale jemi të obliguar që qytetarët të votojnë sa më shpejt për një qeverisje më të mirë. Nesër në ora 9 përfaqësuesi i Nismës do të jetë në takim”, ka thënë Berisha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img