Tutje Beqiri ka thënë që pas rrëzimit të qeverisë, LDK-ja do të dalë edhe më e fortë, përderisa ka cilësuar që kjo parti është pengesë e së keqes dhe e mira e vendit.
“Të nderuar Qytetarë,Mbështetës dhe votues të mi për Deputet të Kuvendit të Republikës të Kosovës, ju falënderojë nga zemra për përkrahjen dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme për LDK-në dhe mua.Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga lideri i LDK-së Akademik Isa Mustafa, ka bërë punë të mëdha për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Punët e mëdha dhe rezultatet nuk duhet shqetësuar askënd, atyre duhet t’i gëzohemi të gjithë.Lidhja Demokratike e Kosovës ishte dhe është pengesë e të keqes, është e mira e vendit.LDK do të dal edhe më e fortë në procesin e ardhshëm zgjedhor.Ne jemi gati…!” ka deklaruar Ismet Beqiri.