24,04,2025

Haziri thotë se LDK s’pranon kushte nga VV për koalicion

Must Read

Haziri thotë se asnjë parti nuk mund të ketë komoditetin që të përzihet brenda partisë dhe figurave të një partie tjetër.

Ai për Rubikon të KTV-së ka thënë se këtë çmim janë duke e paguar tashmë nga partneriteti me PDK-në.

“Nuk ka bashkëpunim me kushte. Si të themi ne që bashkëpunojmë me AAK-në pa Ramush Haradinajn”, ka thënë Haziri.Haziri nuk e konteston edhe postin e Mustafës në krye të partisë. Ai madje thotë se Mustafa duhet të ndjehet mirë ngase nuk e ka thyer marrëveshjen.

“Pavarësisht këtij procesi, Isa Mustafa nuk ka asnjë përgjegjësi që PDK nuk e ka mbajtur fjalën”, ka thënë ai.

“Ne nuk kemi asnjë emër tjetër sot”, ka thënë ai i pyetur nëse Isa Mustafa vazhdon të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër.

LDK thotë Haziri është një dhe nuk bëhet fjalë për asnjë riformatim të partisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj shtatë  të dyshuarëve për  veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë

Ferizaj, 22 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img