26,11,2024

Nesër lansohet smartfoni i parë i Samsungut me kamerë të dyfishtë

Must Read

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, ngadalë është duke u përgatitur që të lansojë smartfonin e tij të parë me kamerë kryesore të dyfishtë.

Së pari, është përfolur se Galaxy Note 8 do të jetë smartfoni i parë i kompanisë me kamerë të tillë, por informacionet më të fundit zbulojnë se Galaxy C10 do të vijë me kamerë kryesore të dyfishtë, transmeton Koha.net.

Numri i modelit të këtij smartfoni është SM-C9150 dhe pritet të vijë me procesor të Qualcommit, Snapdragon 660. Galaxy C10 pritet të lansohet nesër, raporton Next Power Up.

Kamera e dyfishtë do të pozicionohet vertikalisht në pjesën e pasme të smartfonit, ndërsa antenat janë të vendosur në krye dhe në fund të telefonit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img