22,04,2025

“Syri i popullit”: Kemi mobilizuar celulat guerile, Mustafa e Veseli të mos i falin trojet shqiptare

Must Read

Kjo organizatë në një komunikatë adresuar medieve u ka bërë thirrje Isa Mustafës dhe Kadri Veselit që të mos marrin vendime për faljen e tokave shqiptare.

Lexoni të plotë njoftimin e kësaj organizate:

“Shtabi Operativ i Organizatës “Syri i Popullit” për mjetet e informimit, bën të ditur se ka mobilizuar celulat guerile në trojet shqiptare.

Njëitë tona, jane të gatshme dhe janë në çdo vend të tokës shqiptare. Konform situatës në Kosovë i bëjmë thirrje pushtetit kuisling, të kryekuislingut, Isa Mustafa dhe spiunit të rekrutuar franqez, Kadri Veselit,  që mos të merrë vendime që falin toke shqiptare fqinjeve grabitqar.

Urdhërohen ‘Flamuri’ dhe ‘Shqiponja’ që të marrin të gjitha masat e duhura. Poashtu, urdhërohen edhe ‘Gjergji’ e ‘Bardhi’, që më përkushtim në bazë të statutit të Organizatës “Syri i Popullit”, të jenë në nivel të detyrave që i presin!

Urdhërohen poashtu, përjegjësi i operativës për Maqedoni, ‘Arifi’ dhe Zëvëndesi ‘Kushtrimi’ që të hakmirren për  trimat që ranë si heronjë të vërtetë në Betejën e Kumanovës, sot dy vite më parë.

SHTABI OPERATIV I ORGANIZATËS “SYRI I POPULLIT”. (sic). 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img