16,06,2025

Salihaj: E arsyeshme mos sjellja e Demarkacionit, Mustafa nuk i ka votat (VIDEO)

Must Read

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj,  në emisionin Kontakt në Tribuna Channel, ka komentuar shtyrjen e Demarkacionit për në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, nuk mund të bëhet për shkak të votave të pamjaftueshme.

“Unë mendoj se kryeministri Mustafa po bën veprime të arsyeshme që nuk po e sjellë në Kuvend sepse ta sjellësh në Kuvend kur teknikisht shqiptarët nuk i kanë numrat e mjaftueshëm edhe po ta votojnë gjithë pa përjashtim shqiptarët e pozitës. Në çdo aspekt nuk është numër i mjaftueshëm për mbajtjen e seancës plenare për ta votuar edhe po ta votojnë të gjithë. Por tashmë është fakt se një numër i deputetëve edhe të PDK dhe LDK e kanë kundërshtuar dhe nuk ka asnjë mundësi reale që të kalojë demarkacioni”, tha Salihaj në Kontakt.

Salihaj shtoi se me iniciativën e disa deputetëve të LDK-së, për ndryshimin e nenit të marrëveshjes së Demarkacionit mund të arrihet një konsensus dhe të mos ketë krizë politike në vend.

Për më shumë ndiqeni VIDEON: 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img