Kryeshefi i PTK-së, Agron Mustafa thotë se ai dhe punonjësit e tij nuk do të lejojnë që Telekomi i Kosovës të falimentojë.
Sipas tij, do të ketë sfida në të ardhmen porse me përkrahjen e stafit do t’i tejkalojnë, shkruan Indeksonline.
Statusi i plotë i Mustafës:
“Dua te i siguroj te gjithë, qe unë dhe stafi im nuk do te lejojmë qe Telekomi i Kosovës te falimentoje.
Do t’kemi sfida ne ditët, javët, po ashtu edhe muajt ne vazhdim, por se bashku dhe përkrahjen e te gjithë stafit, do t’i tejkalojmë.