Facebook ka në plan të lansojë një TV

Must Read

Facebook, që definitivisht nuk është një kompani mediale, raportohet se është duke planifikuar të lansojë rreth dy programe origjinale për TV në mes të qershorit.

Prapa në dhjetor, raporte të ndryshme online thoshin se Facebook do të ndjekë hapat e Amazon, Hulu dhe Netflix në lojën e kontentit origjinal.

Dhe tani, burime të shumta i kanë thënë Business Insider se këto plane janë rrugës së realizimit, transmeton Gazeta Express.

Burimet e Business Insider thonë se Facebook do të fusë një tab të ri për video dhe shumë emisione komedi të cilat zgjasin mes pesë dhe tridhjetë minuta.

Me këtë mendje, Facebook më nuk do të mbetet vetëm një rrjet social, por edhe një gjigand televiziv me programe të cilat tërheqin rreth 2 miliardë përdoruesit e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img