26,11,2024

Kush është Emmanuel Macron, Presidenti i ri i Francës?

Must Read

Kush është ai?I saktë, pro-biznesit, ish-ministri Macron drejton lëvizjen e pavarur politike “En Marche” (“Në Lëvizje”). Kishte studiuar në l’ENA, vendi ku Franca prodhon shërbyesit civilë dhe liderët politikë, ku ai kishte dalë në 15 të parët e klasës.Për politikën e vendit të tij ai është njohur për së afërmi kur kishte qenë ministër i ekonomisë në vitin 2014. Në fund ai kishte lënë postin duke formuar partinë e tij politike, shkruan Insajderi.

“Kam parë zbrazëtirën e sistemit tonë politik nga brenda… unë e refuzoj sistemin”, ka thënë ai në një fjalim, duke thirrur për “revolucion demokratik” por pa dhënë ndonjë plan veprimi të detajuar.

Me kë është martuar ai?

Macron është i martuar me të divorcuarën Brigitte, një trashëgimtare e prodhuesit të çokollatave dhe 24 vjet më e vjetër se ky – lidhje që i ka intriguar publikun francez.

Ata ishin takuar kur ky ishte 15-vjeç dhe ajo ishte Brigitte Trogneux, një grua e martuar dhe nënë e tre fëmijëve dhe gjithashtu mësuesja e frëngjishtes dhe aktrimit e Macronit. Përkundër mospajtimit të prindërve të tij, të cilët e dërguan në Paris, çifti u martuan në vitin 2007 me gjithë familjen e gjerë prezente. Ajo ka tre fëmijë nga martesa e parë dhe shtatë nipa.

Znj. Macron ka një rol të madh afër bashkëshortit të saj, duke i ofruar mbështetje dhe duke e ndihmuar në fjalime.Një herë kishte pasur thashetheme që Macron ka një lidhje homoseksuale, por këtë çifti e kishin hedhur poshtë.

Për çfarë qëndron ai?

Macron insiston që nuk është “as majtist e as djathtist” por “për Francën”.

Në librin e tij Revolucioni, i publikuar në nëntor të vitit të kaluar, Macron e përshkruan veten edhe si majtist edhe si “liberal”.

Një reformist pro-biznesit, ai anon nga e majta për çështje shoqërore, duke përfshirë lirinë e ushtrimit të fesë në një shtet laik, barazi dhe imigrim.

Si dëshiron ai të ndryshojë Francën?

Duke shfaqur manifestimin e tij në mars, Macron tha që shpreson që të nxisë bizneset britanike dhe bankat të ripërcaktohen në Paris, duke premtuar një reduktim substancial në taksat e korporatës në 25 për kokë banori nga vlera e tanishme 33.3.

Më shumë Blair se sa Thatcher, i patunduri eurofil Macroni ka premtuar që do të reduktojë shpenzimet publike për 60 miliardë euro dhe do të largojë 120 mijë punë të sektorit publik.

Ai gjithashtu ka premtuar që do të bëhet më i ashpër në përfitimet e të papunëve për ata që kanë përsëritur mos pranimin e ofertave të punës dhe dëshiron një fleksibilitet më të madh për moshën e pensionimit, që momentalisht është 60-vjeç, dhe javët e ngurta me 35-orë punë, duke lejuar punëtorëve dhe stafit më shumë vend për negocim.

Macron planifikon një program investimi publik prej 50 miliardë eurosh në energjinë e gjelbër, trajnim të tregtarëve për të reduktuar papunësinë tek të rinjtë, transportin, administratën e sektorit publik dhe drejtësinë.

Ai dëshiron të ketë më shumë liri për udhëheqësin e shkollave dhe ka propozuar të kontrollohet kompetenca e ministrave të qeverisë dhe përfaqësimin më proporcional.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img