Faton Topalli, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se propozimi i Mustafës për rritje të pagave ka ardhur pak ditë para rrëzimit të Qeverisë.
“Si shërbyesit civil ashtu edhe të tjerët kanë nevojë për rritje pagash”.
“Propozimi i Mustafës duhet kuptuar si një propozim që vjen 3 ose 4 ditë para rrëzimit të Qeverisë”.
“Ai ka premtuar shumë herë por nuk ka realizuar premtimet e veta”.
Këto komente Topalli i ka bërë në një lidhje direkte për Info Magazine të Klan Kosovës.
“Kemi një pabarazi totale sa i përket rrogave”
“Premtimi i Mustafës është pjesë e fushatës elektorale dhe mendoj që qytetarët e Kosovës janë mësuar me premtimet e rrejshme”.
“Fondi Monetar është kundër rritjes së rrogave sidomos në administratën publike”.
“Për tu rritur rrogat ne duhet të kemi zhvillim ekonomik”.
“Sikur të kishte përparim ky zhvillimi ekonomik do të duhej ti prekte të gjithë”.