23,04,2025

Kryediplomatja suedeze – Veselit: Vizita ime garanton forcimin e marrëdhënieve të Prishtinës me Stokholmin

Must Read

Veseli e njohu kryediplomaten suedeze me zhvillimet aktuale në vendin tonë, të arriturat zhvillimore të Kosovës në shumë sfera, por edhe sfidat që ajo ka para vetes, veçanërisht në rrafshin e zhvillimit ekonomik dhe të integrimit euro-atlantik, thuhet në njoftim. 

Kryeparlamentari falënderoi ministren Wallstrom për ndihmën e gjithanshme të shtetit të saj për Kosovën në dekadat e fundit, duke kërkuar njëkohësisht, që kjo mbështetje të vazhdojë, tashmë në rrethana dhe procese të reja. 

Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom, vlerësoi lart bashkëpunimin që të dy vendet kanë ndërtuar në shumë segmente, ndërsa vizitën e saj në Kosovë e konsideroi një mundësi të mirë për të kontribuuar në thellimin dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Stokholmit dhe Prishtinës zyrtare. 

Shefja e diplomacisë suedeze shprehu gatishmërinë e shtetit të saj që të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj shtatë  të dyshuarëve për  veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë

Ferizaj, 22 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img