07,11,2025

Marrëveshje Bashkëpunimi mes UShAF dhe Korporatës Energjetike të Kosovës

Must Read

Në vazhdën e sukseseve të bashkëpunimit me subjektet ekonomike, sot UShAF lidhi Marrëveshje Bashkëpunimi me Korporatën Energjetike të Kosovës – KEK, për punën praktike të studentëve.

Marrëveshja u nënshkrua në lokalet e Korporatës Energjetike të Kosovës nga Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe drejtori menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj.

Rektori Bajraktari falënderoi këtë institucion për mundësinë që po ua jep studentëve dhe shprehu kënaqësinë për këtë bashkëpunim, i cili do të jetë i dobishëm për përgatitjen profesionale të studentëve, të cilët, si të përgatitur mirë, do të japin kontribut më të madh në zhvillimin ekonomik të Kosovës në përgjithësi.

Po ashtu, rektori theksoi se kjo Marrëveshje do të jetë e dobishme edhe për KEK-un, sepse sipas tij kjo Korporatë do të mund të përfitojë nga stafi akademik i UShAF në aspektin profesional.

Drejtori menaxhues i KEK-ut, z. Gjukaj, shprehu kënaqësinë për këtë bashkëpunim dhe premtoi se do të kontribuojnë në të gjitha aspektet në mënyrë që studentët të profesionalizohen në drejtimet e tyre.

Korporata Energjetike e Kosovës – KEK është gjeneruesi kryesor i prodhimit të energjisë elektrike në Republikën e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img