Deputeti i LDK-së, Blerim Grainca ka thënë se për dështimin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, faj kanë të dy partnerët e koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK.
Por sipas tij, faj ka edhe opozita.
“Demarkacioni ka një histori pasi është bërë në mandatin e kaluar dhe kjo Qeveri e ka gjetur në tavolinë”.
“Faji për dështimin e procesit të Demarkacioni i takon dy partnerëve të koalicionit pasi asnjëri nuk ka arritur të sigurojë numrin e votave”.
“Për këtë dështim nuk e përjashtojmë edhe opozitën nga barra e saj për shkak të mungesës së dëshirës për të diskutuar për të gjetur zgjidhje”.
Grainca që ishte i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se LDK është e gatshme për zgjedhje, kurdo që mbahen ato.
“Jemi të gatshëm që në çdo moment t’i nënshtrohemi procesit zgjedhor. LDK është e gatshme 24 orë për zgjedhje”.
Por ai nuk është pajtuar me deputetin e PDK-së, Bislim Zogaj i cili po në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se “vendi është në kolaps”.
“Vendi nuk është në kolaps, vendi është në krizë të procesit të Demarkacionit”.
“Ne kemi rritje 4% që është më e madhja në rajon por Demarkacioni është një proces që nuk po ecën”.
Grainca ka thënë se “LDK do të dalë me një opsion i cili edhe nuk i izolon qytetarët dhe mundëson një lëvizje të lirë”.
“LDK po e diskuton një opsion me të cilin do të dalë edhe me partnerin e koalicionit për ta diskutuar “.
“Gjitha strukturat e LDK-së po e diskutojnë një diskutim të tillë që siguron që Kosova të mos humbë asnjë pjesë të territorit të saj”.