16,11,2024

Bosch thotë se Kosovës është dashur t’i hiqen vizat në vitin 2010

Must Read

“Mund ta them këtë, se nuk jam më ambasador, sepse kur je ambasador nuk mund t’i thuash gjithmonë gjërat siç i mendon. Kosovës është dashur t’i jepej liberalizimi i vizave kohë më parë së paku në të njëjtën kohë me Shqipërinë e Maqedoninë”, tha ish-ambasadori holandez në Prishtinë, Robert Bosch.

Këtë ai e tha gjatë një ligjërate të mbajtur në kolegjin ISPE për “Parandalimin e Migrimit të Parregullt”.

Valdet Hoxha, zëvendësministër i Punëve të Brendshme foli për emigrimin e qytetarëve të Kosovës në vitin 2014-2015 për të cilët tha se ishin diku rreth 70 mijë që kërkonin një jetë më të mirë.

“Në kohën të cilën po jetojmë, jo vetëm Kosova, po jetojmë në një botë dinamike ku në bazë të statistikave të fundit të organizatave botërore në fushën e migrimit, çdo i 33-i qytetar i botës është emigrant. Pra, kemi një dinamikë të re dhe mekanizmat tanë po i përshtaten kësaj dinamike”, tha Hoxha.

Hoxha përmendi se nga 70 mijë qytetarë të Kosovës që kanë emigruar nëpër vendet e BE-së, rreth 35 mijë janë kthyer.

“Kthimi i tyre po vazhdon, çdo muaj po kthehen nga 1000 persona”, tregoi Hoxha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img