Drejtoria e gjeodezisë, pronës dhe kadastrit e komunës së Ferizaj, ka planifikuar për sivjet hapjen e gjashtë rrugëve të reja në qytet, të cilat do ta lehtësojnë dhe përmirësojnë qarkullimin e qytetarëve.
Në një konferencë me gazetarë, duke raportuar për punën tremujore të drejtorisë, drejtori Fatmir Azizi, tha se hapja e rrugëve të reaj është gjithmonë sfiduese, për shkak të shpronësimeve, për të cilat rëndom nuk ka fonde të mjaftueshme financiare.
Por ai u shpreh se gjatë rishikimit të buxhetit do të bëhen përpjekje për rritjen e fondit prej 300 mijë eurosh, sa është aktualisht.
Drejtori i drejtorisë së pronës, gjeodezisë dhe e kadastrit, Fatmir Azizi, bëri të ditur se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, kjo drejtori ka ofruar shërbime cilësore ndaj qytetarëve, duke përmbushur numrin e madh të kërkesave për regjistrimin e pronave, për dedikim të ngastrave, për caktimin e pikave në terren, për certifikata të pronës etj.
Ai theksoi se sa i takon uzurpimit të disa banesave në qytet, me ta marrë listën e përfituesve të banesave sipas konkursit të komunës, të gjithë uzurpuesit do të largohen nga pronat e uzuarpuara.
Must Read