Sistemi i ngritur në një fushë në rajonin Seongju ka “kapacitet të hershëm” për të ndërprerë çdo sulm bërthamor nga Koreja e Veriut, thanë zyrtarët.
Vendosja e këtij sistemi ka zemëruar Rusinë dhe Kinën, të cilat kanë thënë se ai çrregullon balancën e pushtetit në rajon.
Sistemi THAAD fillimisht ka qenë e paraparë të nisë të operojë në fund të vitit 2017.
Por, tensionet në Gadishullin Korean janë rritur dhe Koreja e Veriut kërcënon vazhdimisht me sulme.
SHBA ka dërguar po ashtu disa luftanije dhe një nëndetëse pranë Gadishullit. /rel/