15,11,2024

DASH: Kosova vend me

Must Read

Vetëm brenda vitit të fundit, ky është paralajmërimi i katërt i SHBA-së për Evropë, raporton Washington Post.

E ndërsa Amerika është e përfshirë shumë në Kosovë dhe siguria e vendit është në masë të madhe në duart e këtij shteti, megjithatë DASH paralajmëron qytetarët e vetë se udhëtimi për në Kosovë është “shumë i rrezikshëm”, transmeton Koha.net.

Destinacionet e listuara me “rrezik ekstrem” për t’u vizituar ishin Rusia, Turqia (afër kufirit sitian) dhe Ukraina, ndërsa Kosova dhe pjesë tjera të Turqisë janë etiketuar si vende me “rrezik të lartë”.

Në Zelandë të Re, ueb-faqja e ministrisë së Punëve të Jashtme nuk kishte ndonjë paralajmërim për Evropën si tërësi, por këshillon udhëtarët të mbajnë në mend “rrezikun global në rritje nga terrorizmi”.

Franca, e cila ka përjetuar disa sulme terroriste viteve të fundit është listuar si vend me “pak rrezik”, së bashku me vende tjera si Gjermania, Suedia e Britania e Madhe.

Paralajmërimi i DASH-it për rrezik gjatë udhëtimit përfundon më 1 shtator, nëse, natyrisht, nuk zgjatet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img