Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm derisa automjeti ishte i parkuar para banesës së togerit të policisë, që ndodhet afër Qendrës së studentëve në veri të Mitrovicës.Burimet më tej kanë shtuar se dyshohet që zjarri ndaj automjetit të komandantit të policisë ka qenë i qëllimshëm. Njësitë e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë duke shuar zjarrin, ndërsa edhe pjesëtarë të policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet me synim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Next article
Të fundit
Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025
Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...
