10,09,2025

Kroacia konfirmon mbështetjen për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Must Read

Në kuadër të bashkëpunimit ndërparlamentar, delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryetari Elmi Reçica, në përbërje të të cilit janë edhe Blerta Deliu-Kodra e Zafir Berisha, anëtarë të komisionit, është duke realizuar një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kroacisë, bën të ditur zyra për informim e Kuvendit.

Sipas njoftimit, delegacioni u takua me anëtarë të Komisionit për Politike të Jashtme, i kryesuar nga kryetari Miro Kovaç, me anëtarë të Komisionit për Çështje Evropiane, i cili kryesohej nga Franjo Luçiq, si dhe me udhëheqësin e Delegacionit të Kuvendit të Kroacisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Mirosllav Tugjman.

“Gjatë këtyre takimeve, u shpreh gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në mes të komisioneve parlamentare, këmbimi dhe ndarja e përvojave rreth çështjeve integruese. Nga delegacioni kroat u shpreh gatishmëria për mbështetjen e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që do të mbahet në Gjeorgj”, thuhet në njoftim.

Njëkohësisht, delegacionet e të dyja vendeve iniciuan çështjen e finalizimit të partneritetit strategjik për bashkëpunim në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.

Delegacioni pasdite do të takohet edhe me udhëheqësin e Delegacionit të Kuvendit të Kroacisë në SEECP, ndërsa nesër do të takohet me Grupin e Miqësisë Kosovë-Kroaci.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img