06,05,2024

Aksident me fatalitet në Ferizaj, një i vdekur dhe dy të lënduar

Must Read

Ferizaj.18.04.2017. Rreth orës 22:00 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë përballë kompanisë Elita në dalje të Ferizajt ka ndodhur një aksident i rëndë.
Në një aksident që ka ndodhur në dalje të Ferizajt kur një veturë ka dalë nga rruga dhe është ndeshur në një objekt skaj rrugës ka përfunduar me fatalitet.
‘Në këtë aksident një person i moshës 37 vjeçare ka ndërruar jetë ndërsa dy tjerë kanë pësuar lëndime të cilët janë dërguar në Spital. Mjeku kujdestar me ekipin e emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e njërit udhëtar. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin “ ka thënë Agim Gashi nga policia e Ferizajt.
Këtë rast të vështir e ka përshkruar edhe zjarrfikësi Lavdim Demiri i cili ishte në ekipin e intervenimit .
“Ishte mjaftë situate e vështirë. Si ekip kemi nxjerrë nga makina të lënduarit dhe të vdekuri që ishin momente shumë të vështira.” Ka thënë zjarrfikësi Lavdim Demiri për FerizajPress.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img