“Megjithëse nuk ka asnjë mundësi që ky asteroid të përplaset me planetin tonë, një objekt hapësinor i përmasave të tilla do të kalojë shumë afër Tokës”, nënvizoi NASA në një komunikatë.
I pagëzuar si 2014-JO25, asteroidi me diametër rreth 650 m do të kalojë 1,8 milionë km në afërsi të Tokës, d.m.th pak më pak se pesë herë distanca që ndan planetin tonë nga Hëna.
Ai mund të shihet me një teleskop të vogël për një apo dy net. Asteroidi 2014-JO25 është shfaqur për herë të fundit para 400 vjetësh dhe nuk do të rishihet më për 2 600 vjet.
Parashikohet që në vitin 2027, një asteroid me madhësi thuajse të njëjtë t‘i afrohet Tokës.