03,07,2025

U dashuruan në shesh-xhirim,qifti i famshëm vendos për dasmën!

Must Read

Nga dashuria në sheshin e xhirimeve drejt altarit. Rreth një muaj pasi shpallën fejesën, çifti i famshëm i aktorëve turq, Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen, kanë caktuar edhe dasmën. “Haberturk” thotë se tashmë çifti do të martohet në muajin qershor.

Ata janë bashkë prej vitesh, ndërsa në muajin mars u fejuan me një ceremoni familjare në Gjermani, ku edhe jeton familja e Fahriyes.

Vetë Fahriya tha për median se “ende nuk i kemi përcaktuar detajet. As vendi dhe as data e ekzakte nuk janë përcaktuar ende, transmeton tvklan. Por, dasma me siguri do të bëhet në Turqi, jo jashtë shtet, për këtë jemi të sigurt.”

Të dy aktorët simpatikë janë të angazhuar me seriale në Turqi dhe në muajt e verës pritet të marrin pushimet.

Në Shqipëri Burak Ozçivit njihet për rolin e Bali Beut në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, dhe Kemali në serialin “Dashuri pa Fund”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img