Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Ferizaj, ka realizuar një kontroll në një lokal nën dyshimin e bazuar për veprimtari të kundërligjshme. Me ç’rast janë arrestuar katër persona.
Personat janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale: “Mundësim ose detyrim në prostitucionit” dhe “Ofrim i lokalit për prostitucion”.
Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:
· R. B. lindur me 1966 m/sh/k
· G. Sh. lindur me 1993 m/sh/k
· A. Sh. lindur me 1983 m/sh/k
· S. R. lindur me 1960 m/sh/k
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili ka lëshuar vendimin mbi ndalim për 48 orë ndaj të dyshuarve të arrestuar