Tillerson është për vizitë sot Moskë, dhe ka mundësi që të takohet edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton Express.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Rusia ka shumë pyetje rreth ideve ambicioze dhe kontradiktore të Administratës Trump.
Po ashtu, sipas Lavrov, është me rëndësi për Moskën që të kuptojë qëllimet e vërteta të Administratës Trump.
“Kemi parë shumë veprime alarmuese së fundmi me një sulm të jashtëligjshëm ndaj Sirisë. Ne konsiderojmë se është e rëndësisë maksimale që të parandalohet përsëritja e veprimeve të ngjashme në të ardhmen,” ka thënë Lavrov./Express/