Banorët e fshatit Vojnovc të Shtimes sot kanë filluar ndërtimin e bashkëfshatarit të tyre të ndjerë Bekim Mehmetit ,veteranit të UÇK-së.
Bashkëfshatarët e tij të cilët njëzëri u mobilizuan që familjes së veteranit ti ndërtojnë shtëpinë u shprehën se është një moment gëzimi për ta që iniciativa e tyre sot filloi të merrë udhë.
“Idea është e të gjithë bashkëfshatarëve. Bashkëfshatarët dhe të gjithë shokët ,miqtë e dashamirët që e kanë njohtë nderin, kemi pasur kërkesa dhe propozime të pareshtura të tyre. Ne këto kërkesa të tyre i kemi kurorëzuar me një vendim të këshillit të fshatit dhe Brenda një kohe të shkurtër jemi mobilizuar dhe kemi filluar sot gurthemelin dhe mendojmë që Brenda një kohe të shkurtër do të përfundohet “ ka thënë Musa Shabani, përfaqësues I fshatit Vojnovc.
Edhe Selim Shabani ka thënë se ky është një moment emocional dhe moment gëzimi.
“Këshilli i fshatit është organizator dhe realizues i këtij projekti që për ne është një moment edhe emocional dhe moment gëzimi për arsye se po realizohet një projekt për një familje të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku po bëhet një strehë për fëmijët e veteranit . Kjo është ajo që ne na bënë shumë krenar dhe të lumtur” ka thënë Seklim Shabani.
Ndërsa për familjarët ky gjest i bashkëfshatarëve i bëri që ata sot të ndihen krenar më shumë se asnjëherë tjetër.
“ne si familjarë jemi shumë mirënjohës për bashkëfshatarët tanë të cilët kanë gjetur mundësinë që në shenjë respekti ndaj familjes të ndërtojnë shtëpinë e veteranit të Luftës Çlirimtarë të Kosovës, njëherit ta respektojnë familjen dhe të respektojnë vlerat e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne si familje jemi mirënjohës për të gjithë bashkëfshatarët dhe donatorët dhe të gjithë ata njerëz zemërmirë të cilët e kanë përkrahë këtë aksion” ka thënë Gentian Mehmeti ,familjar.
Banorët e fshatit Vojnovc njihn për solidaritet të lartë dhe për iniciativa të tilla humanitare pasi që deri më tani ata kanë ndërtuar tri shtëpi të solidaritetit, transmeton Televizioni Tema.