23,04,2025

Për trajtimin e ujërave të zeza në Prizren MMPH investon 150 milionë euro

Must Read

Ministri Shala në fjalën e tij të rastit tha se prioritet e kemi ajrin, ujin dhe mbeturinat. Ai tha se ndjehet i kënaqur kur dëgjon rezultate pozitive për çështjen e ujërave dhe po ashtu shtoi se ”Radoniqi” është një ndër kompanitë më të mira në nivel vendi dhe se si ministër i jep mbështetjen dhe shpreh gatishmërinë për sektorin e ujërave dhe top prioritet e sheh trajtimin e problemit të ujërave të zeza.

Sipas njoftimit të Ministrisë, Shala shtoi se dje u morr vendimi ekzekutiv që të fillojë sa më shpejtë ndërtimi i fabrikës për trajtimin e ujërave të zeza në Vlash të Prizrenit. Ai tha se MMPH-ja do t’i investojnë mbi 150 milionë euro në të trajtimin e ujërave të zeza. Drini dhe pellgu i Drinit për dy vjet do të ketë studimin e fizibilitetit e më pas të ketë investime edhe në përmirësimin e këtij sektori ka bërë të ditur Ministri Shala.

Ministri Shala me bashkëpunëtorë vizitoi edhe Liqenin e Radoniqit si dhe Fabrikën për përpunimin e ujit të pijes të kësaj ane.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj shtatë  të dyshuarëve për  veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë

Ferizaj, 22 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img