26,11,2024

Shefi i AKI’së raporton për atentatorin e Vllasit javën e ardhshme

Must Read

Shefi i ri i AKI-së, Driton Gashi, do të raportojnë javën që vjen lidhur me çështjet që po e cenojnë sigurinë e vendit sikurse rasti i fundit, ai i tentim vrasjes së avokatit Azem Vlalsi, nga tashmë i dyshuari Murat Jashari, organizata e së cilit njihet me emrin si ‘Syri i Popullit’ dhe qëllimi i së cilës është raportuar të jetë likuidimi i disa figurave publike në Kosovë të cilësuara nga kjo e fundit si tradhtarë të popullit.

Për raportimin e Gashit në komisionin për mbikëqyrjen e AKI’së ka njoftuar kreu i këtij komisioni, Haxhi Shala.““Sipas planit vjetor besojmë që javën tjetër do ta ftojmë në raportim. Do të bisedojmë për çështjet e brendshme në përgjithësi”, ka thënë Shala për Express”, ka thënë Shala për Express.Kujtojomë se Shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Driton Gashi ende nuk ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e këtij institucioni, rreth rastit të fundit për tentim vrasjen e avokatit Azem Vllasi nga Murat Jashari dhe organizatën e këtij të fundit që po njihet si “Syri i Popullit”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img