20,11,2024

Kuvendi merr vendim për emërimin e sheshit tek teatri i qytetit me emrin Ismail Kadare

Must Read

Ferizaj.05.04.2017. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, ka ftuar në një mbledhje urgjente, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, për të diskutuar sa i përket emërimit të sheshit tek teatri i qytetit me emrin Ismail Kadare.

Kërkesa për emërimin e këtij sheshi erdhi nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport pas mbledhjes së mbajtur me datën 30 mars me rastin e vizitës së shkrimtarit Ismail Kadare, me ç’rast u dha propozimi që për nder të vizitës së tij, të bëhet emërimi i sheshit tek teatri i qytetit po me këtë emër.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, në fjalën e tij para asamblistëve theksoi se prej kohësh e ka pasur idenë që ta sjell në Ferizaj shkrimtarin më të madh të gjallë shqiptar, Ismail Kadarenë.

“Është e tepërt të thuhet që gjenerata të tëra ferizajasish janë rritur me veprën e Kadaresë, e cila tashmë është përkthyer në mbi 45 gjuhë të botës. Ky shkrimtar tashmë është fitues i shumë çmimeve të rëndësishme botërore dhe qe disa vjet është kandidat për çmimin NOBEL për letërsi. Kadare sot paraqet vlerën sipërore të letërsisë shqiptare dhe konsiderohet ndër shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë, në përmasa botërore. Besoj se nuk ka nevojë për ndonjë arsyetim të veçantë të kësaj ideje, sepse të gjithë e dimë dhe e pranojmë se vizita e këtij kolosi të letrave, do t’i bënte nder çdo vendi mikpritës. Prandaj, më duket se kemi rastin e rrallë që t’i ofrojmë mikpritje Ismail Kadaresë, ashtu siç e meriton”, ka thënë kryetari Svarqa, përderisa ka shtuar se vizita e Ismail Kadaresë, do të ketë ndikime të shumëfishta tek qytetarët e komunës së Ferizajt, sepse shumica prej tyre janë lexues të Kadaresë dhe kanë simpati për të.

“Në shenjë nderimi, kemi propozuar që sheshi tek teatri “Adriana Abdullahu” të emërtohet me emrin e Ismail Kadaresë.

Jam i bindur se po na bëhet nder i madh që ta kemi në mesin tonë për disa orë krijuesin e madh dhe të ndajmë me të disa çaste miqësie e mikpritjeje.

Prandaj, ju ftoj që të jemi të organizuar dhe dashamirës ndaj kësaj vizite, në mënyrë që ajo të kalojë si është më së miri”, ka përfunduar kryetari Svarqa, përderisa të pranihsmit i ka njoftuar lidhur me agjendën e vizitës së Ismail Kadaresë në qytetin e Ferizajt.

Ky propozim u përkrah unianimisht nga të gjitha grupet parlamentare të Kuvendit të Komunës së Ferizajt dhe u vendos që ai shesh tek teatri “Adriana” tash e tutje të quhet Ismail Kadare.

Po në këtë mbledhje betimin si anëtar i Kuvendit të Komunës e dha Lulzim Abazi nga radhët e PDK-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img