16,11,2024

Studentët e UShAF vizitojnë  monumentet e mbrojtura me vlera kulturore dhe historike

Must Read

Studentët e UShAF të Fakultetit të Arkitekturës së Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit të udhëhequr nga ligjëruesi, z. Kushtrim Cukaj realizuan një vizitë ditore nëpër objektet e vjetra të banimit me vlera të mbrojtura kulturore dhe historike.

Qëllimi i vizitës studimore në temën “Mirëmbajtja dhe Restaurimi i Objekteve nga Druri”, si dhe identifikimi i objekteve të vjetra kultutore – historike me elemente druri në regjionin e Ferizajt kishte të bënte me njohjen e trashëgimisë kulturore, si dhe ruajtjen e këtyre objekteve me vlerë dhe rëndësi të lartë.

Studentët patën rastin që për së afërmi të vizitojnë shtëpinë e Hasan Fazliut në fshatin Koshare, dy mullinjë në fshatërat Jezerc dhe Neredime e Epërme, me ç’rast veterani i arsimit z. Gani Rekaj, përveç njoftimeve që dha për studentët, dhuroi disa ekzemplar (libra) për bibliotekën e UShAF, të cilat do të shërbejnë për njohjen e historisë dhe traditën e fshatit Neredime.

Studentët e UShAF shfaqën interesim të jashtëzakonshëm gjatë kësaj përvoje për objekte të vjetra dhe mbetën të kënaqur me njoftimet tradicionale e historike, vizitë e cilësuar nga ana e tyre si mjaft atraktive.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img