07,08,2025

Përkujtohen 5 martirë dhe dy dëshmorë në fshatin Gaçkë

Must Read

Qindra bashkëfshatarë , përfaqësues të organeve komunale dhe nga subjektet politike ishin mbledhur sot për të përkujtuar 18 vjetorin e rënies së dy dëshmorëve dhe 5 viktimave të vrarë nga forcat serbe.

Qindra bashkëfshatarë , përfaqësues të organeve komunale dhe nga subjektet politike ishin mbledhur sot për të përkujtuar 18 vjetorin e rënies së dy dëshmorëve dhe 5 viktimave të vrarë nga forcat serbe. Familjarë të viktimave me dhembje kujtojnë datën 3 Prill te vitit 1999 kur fshati u sulmua nga disa anë dhe pësoi dëme të mëdha nga luftimet që zhvilloheshin.

Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, është shprehur se ata që nderojnë dëshmorët dhe martirët nderojnë vetveten.

“Duke nderuar vetveten keni nderuar gjithë kombin, gjithë sakrificën e atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës, lirinë të cilën e gëzojmë sot. Shekuj me radhe shqiptaret kanë bërë përpjekje për liri dhe ne sot përkujtojmë 3 prillin ditën e dëshmorëve dhe martirëve të fshatit tuaj, por edhe 3 prillin ditën e demonstratave të fuqishme të vitit 81 që lirisht mund të themi se ishte fillimi i fundit të një regjimi okupues në Kosovë. Sakrificat e shumë gjeneratave kanë bërë që sot ne të jemi të lirë dhe sakrifica e fundit që kulmoi me lirinë e Kosovës, është lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ishte përfshirë nga i gjithë popullit shqiptar, por i mbështetur edhe nga forcat aleate të NATO-s pa të cilat ishte vështirë edhe të çlirohemi”, ka thënë nënkryetari Zariqi.

Të pranishmit në këtë manifestim i kanë përshëndetur edhe përfaqësuesi i fshatit Gaçkë, Shefqet Hajrdini, ndërsa në emër të familjarëve të për pjesëmarrje në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe prof. Fetah Halili.

Ndërkaq nxënësit e shkollës së fshatit Gaçkë kishin përgatiture një program të pasur kulturo artistik. Në fund u vendosën kurora të freskëta më lule në pllakën përkujtimore të këtij fshati.

Në fshatin Gaçke ranë për të mos vdekur kurrë dëshmorët Imri Halili dhe Zahir Neziri, ndërkaq martirët e këtij fshati janë: Baki Shabani, Tefik Shabani, Sadik Shabani, Isa Halilin si dhe mysafiri nga Petrova e Shtimes Imer Hyseni.

Fshati Gaçkë i komunës së Ferizajt numëron rreth 300 shtëpi me rreth 2 mijë e 300 banorë te cilët përbëjnë në resurs të kënaqshëm natyror material e njerëzor për zhvillimin e komunës por sipas përgjegjësve të fshatit ende nuk ka inkuadrim të mjaftueshëm të gjithë këtij potenciali në ndërtimin e shtetit.

       

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img