06,08,2025

Besim Uruçi-fitues i Trofeut të 18-të përkujtimor “ Mesut Gashi 2017”

Must Read
Organizuar nga Klubi i shahut Prishtina dhe në mbështetje të Drejtorisë së sportit të Komunës së Prishtinës dhe disa shokëve dhe miqve të Mesut Gashit, në Hotelin Sirius në Prishtinë u mbajt Turneu i 18-të me radhë  Përkujtimori “Mesut Gashi 2017” . Në këtë turne morën pjesë 96 shahistë nga  Maqedonia, Novi Pazari, Presheva, Bujanovi dhe nga Kosova.Takimet u zhvilluan sipas sistemit zviceran 9 xhiro nga 15 minuta. Në emër të mikpritësit të pranishmit i përshëndeti, Latif Zariqi, sekretar i Klubit të shahut Prishtina i cili edhe e bëri zyrtarisht hapjen e këtij turneu. Nysret Avdiu, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës i përshëndeti shahistët pjesëmarrës dhe të pranishmit.
Para fillimit të këtij turneu, Kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës, Nysret Avdiu ia dorëzoi Kupën e fituesit të Kosovës, Bedri Sadiku.
Fitues i Turneut të 18-të përkujtimor “Mesut Gashi 2017” doli përfaqësuesi i Klubit Ferizajt, Besim  Uruçi  me 7,5  pikë sa pati edhe shahisti nga Novi Pazari, Sulejman Suleviq, por Uruçi pati Buhollcin më të mirë. Në pozitën e tretë doli përparim Makolli me 7 pikë sa patën edhe Naim Sahitaj dhe  Bajram Rama. U shpërblyen edhe dy shahistët të tjerë, Avni krasniqi me Elo deri 1900 dhe Hetem Istogu me Elo deri në 1800.Takimet i drejtuan gjyqtarët: Bedri Sadiku,kryesor, Latif Zariqi dhe Salih Gërguri.Më të dalluarit u nderuan me kupa dhe shpërblime në të holla.Kupën fituesit të këtij trofeu ia dorëzoi, Latif Zariqi, sekretar  Klubit të Shahut Prishtina. Shpërblimet e tjera i dorëzuan, Bashkim Uka e Kujtim Hoxha, shokë të Mesut Gashit si dhe Bedri Sadiku.
G.Kosumi
 
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img