19,11,2024

Krasniqi: Buxheti për bujqësi është dyfishuar, por ende nuk mjafton

Must Read

Ministri Memli Krasniqi, në një interviste për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online, thotë se kjo rritje e buxhetit ka mundësuar që të ketë një mbështetje më të madhe, duke u bazuar në dy masat kryesore: Në programin e pagesave direke apo subvencioneve dhe në programin e zhvillimit rural apo granteve.

Në vitin 2017, planifikimi është rreth 48 milionë euro; 25 milionë euro për subvencione dhe 23 milionë për grante. Por, ministri Krasniqi thotë se ky fond nuk është ende i mjaftueshëm, duke pasur parasysh interesimin në rritje të fermerëve, sidomos të të rinjve, që duan të hyjnë në këtë sektor.

“Një buxhet për mbështetje direke të fermerëve prej 70 milionë eurosh do të ishte më adekuat, sepse do të krijon mundësi për të mbështetur një numër më të madh të fermerëve aplikues, qoftë në subvencione apo në grante”, ka thënë Krasniqi.

Në këtë intervistë, ministri i Bujqësisë flet dhe për tjetërsimin e tokës bujqësore, e cila sidomos në periudhën e pasluftës është shndërruar në tokë ndërtimore, duke u mbuluar nga betoni. Megjithëse është ngadalësuar pak, me trendin aktual në 20 vjetët e ardhshme rreth 10 mijë hektarë tokë do të mbulohen nga betoni.

Ministri Krasniqi flet dhe për sëmundjen gungore të lëkurës, nga e cila ngordhën 1 500 gjedhe gjatë vitit të kaluar. Qeveria kishte marrë vendim për kompensimin e fermerëve që janë prekur nga kjo sëmundje, por ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Ai konfirmon se kompensimi i cili është premtuar ende nuk është bërë, dhe për këtë i lë fajtorë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe Ministrinë e Financave.

Por, ai pret që kjo çështje të zgjidhet “në javët e ardhshme”. “E ritheksoj që kompensimi i fermerëve duhet të ndodhë. Është vendim edhe i Qeverisë. Njëra ndër pikat e këtij vendimi thekson se Qeveria do t’i kompensojë fermerët. Unë pres nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Ministria e Financave, që këtë çështje ta zgjidhin sa më shpejt në javët e ardhshme”, ka thënë Krasniqi.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar mundësinë e kthimit të kësaj sëmundjeje, duke kërkuar që rivaksinimi i gjedheve të bëhet edhe këtë vit, sepse rreziku është potencial. “Na duhet të bëjmë edhe vaksinimin për vitin 2017. Sepse nuk është i mjaftueshëm vaksinimi i vitit të kaluar për të imunizuar gjedhet edhe rreziqet potenciale të këtij viti”.

Në vazhdim, Krasniqi ka folur edhe për tema të tjera, siç janë subvencionimet për bizneset “Start Up”, për kualitetin e grurit dhe miellit në Kosovë etj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img