28,11,2025

Banorët bllokojnë hyrjen e fshatit Lloshkobare (Video)

Must Read

Banorët e rrugës “Muharrem Meha” në Lloshkobare të Ferizajt janë revoltuar nga mos-rregullimi i rrugës tash e disa muaj, e me këtë rast ata bllokuan hyrjen e fshatit, duke i penguar automjetet e kompanisë punë-kryese, që sipas tyre e prishën edhe më shumë atë.

Nga kalimi i përditshëm i makinerisë së rëndë, banorët thonë se po u shkaktohet pluhur, po u dëmtohen makinat e po u rrezikohen fëmijët.

Arsyet e mos-punimit në këtë segment rrugor i dhanë zyrtarët e Komunës së Ferizajt.

Sipas drejtorit Gafurr Ilazi, rruga do të përfundoj sipas kontratës,  ndërsa bllokimin e automjeteve që po punojnë në atë pjesë, e quajti të panevojshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img