25,01,2026

Njerëzit në Gjermani po paguhen për të harxhuar rrymë

Must Read

Siç u vërejt nga Quartz, që citoi të dhëna nga ‘Agora Energiewende’ në Gjermani, panelet diellore dhe hidrocentralet prodhuan 56.5GW energji, ku rreth 80% e saj u konsumua nëpër gjithë vendin.

Si rezultat i kësaj, çmimi i energjisë ra dhe ofruesit e energjisë në thelb u paguan nga prodhuesit për ta marrë energjinë elektrike nga duart e tyre, transmeton Gazeta Express.

Arsyeja për rënien e çmimit të energjisë është për shkak të jofleksibilitetit në sistem. Me burimet e energjisë së rinovueshme që prodhojnë kaq shumë energji, disa prej furnizimeve konvencionale me energji u fikën përkohësisht.

Për fat të keq, energjia e rinovueshme nuk mund ta furnizojë tërë vendin në të njëjtën kohë. Në një ditë normale, burimet e energjisë së rinovueshme prodhojnë rreth gjysmën e gjithë energjisë elektrike në Gjermani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dyshimet për vjedhje votash, aktivizohet Prokuroria në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore lidhur me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img