10,01,2026

Dega e LDK-së në Ferizaj reagon ndaj veprimit të OJQ-së “Demokracia studentore”!

Must Read

Sot, një grup të rinjsh, që e quajnë veten studentë, nën petkun e një OJQ-je, duke e shfrytëzuar të drejtën e pjesëmarrjes së publikut në mbledhjet e Kuvendit të Komunës, bënë përpjekje për ta penguar punën normale të mbledhjes së sotme. Ata shpalosën mbishkrime për një çështje të tejkaluar kaherë, që ka të bëjë me incidentin e kryetarit Svarqa me një anëtare të kuvendit para një muaji.
Dega e LDK-së në Ferizaj konsideron se përpjekja për riaktualizimin e këtij incidenti, për të cilin është bërë shumë zhurmë, në të vërtetë paraqet edhe një përpjekje të dëshpëruar të OJQ-së “Demokracia studentore”, për t’u faktorizuar, duke përçuar agjenda politike, në vend që të merren me çështje të studentëve.
Dega e LDK-së në Ferizaj dhe kryetari i saj Muharrem Svarqa, do të vazhdojnë edhe më tutje të mbeten në shërbim të qytetarëve të komunës së Ferizajt, duke bërë përpjekje të përditshme, që t’ua bëjë jetën më të mirë, natyrisht duke respektuar fjalën e lirë dhe mendimin e kundërt.

Dega e LDK-se ne Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img