29,11,2024

PRO NET: PSE !? Pse po e shkatërroni qytetin tuaj?

Must Read

Shtime.27.03.2017. Të nderuar qytetar të Komunës së Shtimes,

Duke parë nga afër dëmtimet që i janë bërë shëtitores tek Qendra Rinore nuk mundëm të mos reagojmë !

Pyetja e parë që duhet të ja bëjmë atyre që i bënë këto dëme është PSE !?

Ato nuk janë  pronë e askujt por janë pronë e jona dhe janë në shfrytëzimin tonë dhe të të gjithë qytetarëve dhe vizitorëve që do ti kemi në Shtime e kur jemi tek vizitoret çfarë ti themi atyre kur i shoqërojmë në këtë shëtitore ?! U dëmtuan vetë ? JO  nuk është arsye e as justifikim.

Të vetëdijesohemi, fillimisht ata të cilët gabuan duke u penduar për dëmet që ja bënë qytetit e me pas të mundohemi ti korrigjojmë ato me këshilla , sjellje dhe veprime konkrete !

Ta mbrojmë çdo  pemë, çdo fidanë dhe çdo hapësirë publike në Komunën tonë kushdo qoftë investitori sepse ato i duhen këtij qyteti për të ja shtuar bukuritë e jo për  ta dëmtuar në forma si ka ndodhë kjo sot !

Fotot më së miri tregojnë për dëmet që janë bërë atje , madje edhe një një kuti e metaltë e rrymës elektrike i ka penguar dikujt sa që e kanë dëmtuar dhe hapur atë duke vënë në rrezik jetën e tyre fillimisht e pastaj edhe të të rinjve që frekuentojnë atje por sot fatmirësisht kjo kuti ishte mbyllur një formë që rrezikon sërish të hapet.

MOS ! Mos ta dëmtojmë qytetin më , mos ti dëmtojmë parqet, mos ta dëmtojmë natyrën por ta duam atë dhe të angazhohemi për ta ruajtur atë !

Qofshin të fundit këto veprime dhe tani e tutje  bashkë të kujdesemi për mjediset tona !

Sinqerisht,

Kryesia e rrjetëzimit të OJQ-ve lokale në Shtime PRO NET

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img