01,11,2024

Konventa e PDK-së, impuls i ri për të ecur tutje

Must Read

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për çështje organizative, Bajrush Xhemajli, ka bërë me dije se në Konventën e VIII Zgjedhore të PDK-së, e cila do të nisë sot (e shtunë), nuk do të shqyrtohet çështja e koalicionit qeverisës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka treguar se qëllimi i kësaj konvente është shpërfaqja e vizionit të PDK-së për të ardhmen, por nuk do të përjashtohet as debati për zhvillimet e përgjithshme në vend.
“Ashtu siç parashihet nga KQZ-ja, është koha që PDK-ja tani ta mbajë Konventën e VIII Zgjedhore. Kështu që, në aspektin ligjor po e përmbushim një obligim. Kjo konventë do të na shërbejë edhe për çështje të brendshme partiake, sepse si parti më e madhe që jemi kemi nevojë që strukturat tona t’i rigjenerojmë dhe të ecim tutje. Besoj se kjo konventë është në një moment të rëndësishëm politik, ku sigurisht se do të marrim impulse të reja për të ecur tutje”, ka thënë Xhemajli. Ai ka shtuar se në fund të kësaj konvente do të shqyrtohet dhe miratohet një deklaratë politike, por nuk beson se do të shtrohet si çështje koalicioni qeverisës. “Rëndësia e kësaj konvente është te shpërfaqja e vizionit të PDK-së për të ardhmen, që sigurisht se do të jetë në fjalën e kryetarit”, ka thënë ai.
Xhemajli nuk ka preferuar të japë ndonjë vlerësim për punën e koalicionit qeverisës. Ai thotë se për këtë ka një arsye.
“T’ju them të drejtën nga pozicioni që kam qenë deri më tani mundur ta përcjell në mënyrë meritore jo vetëm punën e koalicionit qeverisës, por edhe jetën politike në përgjithësi. Kështu që, nuk do të dëshiroja të hyja në nuk do të dëshiroja të hyja në mungesës që kam pasur në politikë. Përndryshe, vetë fakti që ky koalicion ka qëndruar deri më tani, sigurisht se ka dhënë rezultatet e veta që nuk mund të mohohen”, ka deklaruar Xhemajli. Në këtë intervistë Bajrush Xhemajli ka folur edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit dhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai ka bërë me dije se nuk do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Ferizajt, por ka paralajmëruar se partia do ta nxjerrë një kandidat i cili do t’i fitojë zgjedhjet në këtë komunë. “PDK-ja në zgjedhjet e ardhshme lokale do ta kthejë pushtetin në komunat që ka qeverisur më herët, sidomos në komunat e mëdha, si: Ferizaj, Mitrovicë, Gjilan dhe në komunat e tjera. Në këtë mënyrë partia prapë do ta marrë fuqinë që ka pasur në nivelin lokal”, është shprehur ai.
Sa iu përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Xhemajli ka thënë se PDK-ja është e gatshme, mirëpo kjo varet prej rrethanave të caktuara nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme. Duke folur për sondazhin që ka nxjerrë Lëvizja Vetëvendosje!, Xhemajli ka thënë se ajo mund t’ia bëjë qejfin vetes. “Shpeshherë në Kosovë e kemi zakon t’ia bëjmë qejfin vetes. Kështu që, qejfin vetes mund t’ia bëjë secili që ka dëshirë, por realiteti është ndryshe. Jam i bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të kemi rritje në raport me partitë e tjera”, ka deklaruar Bajrush Xhemajli, nënkryetar i PDK-së për çështje organizative.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u mbajt ecja për ndërgjegjësim kundër kancerit të gjirit

Ndër aktivitetet e shumta të organizuara gjatë tetorit apo siç njihet “Muaji Rozë”, në Ferizaj, sot u mbajt ecja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img