27,11,2024

Bëhet hapja e shqyrtimit publik për Planin Zhvillimor Komunal 2017-2025

Must Read

Ferizaj.25.03.2017. Të shtunën edhe zyrtarisht është bërë hapja e shqyrtimit publik për Planin Zhvillimor Komunal 2017-2025.

Në hapen e këtij shqyrtimi drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit në Ferizajt, Faik Grainca, ka thënë se është punuar rreth 15 muaj për hartimin e këtij plani deri sa është arritur tashmë edhe të finalizohet.

“Komuna e Ferizajt deri më tani e ka pasur një plan zhvillimor i cili është aprovuar në vitin 2008, plan pesëvjeçarë, ndërsa në vitin 2013 me ligjin e ri të planifikimit hapësinor komunat të cilat ju ka skaduar afati pesëvjeçare kanë qenë të obliguara të fillojnë procedurat e reja për plan të ri zhvillimor”, ka thënë drejtori Grainca, duke shtuar se vendimi për këtë plan është marr në janar të vitit 2015 në Kuvendin e Komunës për Planin Zhvillimor Komunal dhe hartat zonale.

“Kemi mbajtur shumë tubime nëpër shumë vendbanime, nëpër fshatara dhe qytet, ku unë i falënderoje të gjithë qytetarët të cilët kanë marr pjesë në këto takime ku kanë dhënë vërejtjet dhe sygjerimet e tyre kanë qenë tepër të nevojshme, që ta përpilojmë një draft për shumicën absolute të qytetarëve tanë, një kontribut jashtëzakonisht shumë të madh kanë dhënë edhe organizata joqeveritare “Avonet” në hartimin e këtij plani.

I pari i urbanizmit në Ferizajt, Faik Grainca, në ketë shqyrtim publik është shprehur se gjatë viteve të fundit ka hasur në shumë anomali dhe pengesa që kanë qenë tepër serioze, të cilat e kanë penguar zhvillimin e qytetit tonë, pengesa në të gjitha lëmit, por edhe në lëmine e planifikimit hapësinor.
“Kemi pasur raste kur rrugët janë parapare nëpër shumë parcela, kur është parapare rrënimi i shumë objekteve për të hapur një rrugë, që defakto komuna jonë, por edhe në përgjithësi Kosova, nuk e ka një luks të tillë dhe të merret me gjithë ato rrënime, vetëm e vetëm për ta hapur një rrugë. Kemi vërejtur se janë paraparë rrugë, nëpër parcela të cilat defakto nuk janë shpronësuar me vite të tëra, edhe nuk i është dhënë leje sepse me vet faktin që me planin urbanistik, parashihet një rrugë me kalu nëpër një parcelë ne nuk mund të japim aty leje ndërtimore, dhe është e pa drejtë që ne ta parashohim kalimin e një rrugë nëpër disa parcela dhe për dekada të tëra as mos ta bëjnë shpronësimin dhe mos të jepet leje. Nuk do të thotë që ne këtë fenomen e kemi eliminuar qind për qind, por kemi bërë përpjekje maksimale që ta zvogëlojmë “, ka thënë Grainca.
E nga ana tjetër për Ismajl Baftiari nga kompania konsulentë “Insi”, ka dhënë të gjitha detajet e Planin Zhvillimor Komunal 2017-2025.
Edhe qytetarë në hapjen e këtij shqyrtimi publik kanë përgëzuar Komunën e Ferizajt, për hartimin e këtij plani i cili konsiderohet si njëri ndër planet më të rëndësishme për Ferizajn.
Me këtë rast është kërkuar nga të gjithë qytetarët që të interesohen për parcelat e tyre. Qytetarët duhet ta kenë numrin e parcelës së tyre të drejtohen tek hodhi i Kuvendi të Komunës në mënyrë që të shohin në mënyrë detajet se çka parashihet në të parcelë, a është ndërtim i lartë apo i ulët .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img