Përfundon Java e Gruas 2017 organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me mbështetje nga
Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Dita e pestë e Javës së Gruas njëherazi edhe Java e Gruas 2017 është përmbyllur sot: Dëshifrimi i Integrimit Evropian, me qëllim të diskutimit të përgjithshëm të temave që janë shtjelluar gjatë javës, rëndësia e përmbushjes së tyre si standarde për Kosovën për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Përmes një platforme të hapur diskutimi dhe analiza për politika që ndërlidhen me çështjet më me
rëndësi për qytetarët e Kosovës: punësimin, shëndetësinë si dhe arsimin, përgjatë javës, pjesëmarrësit e Javës së Gruas, diskutuan me panelistë të ndryshëm nga sektorë të ndryshëm. Diskutimi i tillë pati për qëllim të shërbej në mënyrë që gratë dhe të rinjët liderë të së ardhmes, të jenë të përgatitur, si avokues dhe vendimmarrës ndaj ndryshimeve thelbësore.
Në fjalën përmbyllëse të kësaj jave, James Hope, Drejtor i USAID në Kosovë, përgëzoi 120 pjesëmarrësit e çertifikuar për përfundim të suksesshëm të kësaj jave, duke potencuar se puna e këtyre 120 të çertifikuarëve nuk duhet të përfundoj këtu. ‘Duhet të punoni për të gjetur zgjidhje për të gjitha çështjet që ju keni diskutuar gjatë kësaj juve, nga të gjithë sektorët që ju jeni qoftë ajo në biznes, media, shoqëri civile dhe parti politike’ përfundoi, James Hope, Drejtor i USAID në Kosovë.
Alexander Chavarria, Drejtor i Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, tregoi se si është ndërtuar ky program për vitin 2017, në bazë të të gjeturave që Instituti ka bërë mbi çështjet më shqetësuese për qytetarët e
Kosovës.
Pjesëmarrës të Javës së Gruas ishin gra lidere të së ardhmes, dhe për herë të parë në Javën e Gruas, burra liderë të së ardhmes nga të gjitha sferat e shoqërisë që marrin pjesë në një program një-javor për zhvillimin e rrjetëzimit dhe aftësive politike. Java e Gruas do të jetë platformë e hapur për të diskutuar prioritetet kryesore për qytetarët, që janë identifikuar në hulumtimin e opinionit publik, të tilla si mundësitë ekonomike, shërbimet shëndetësore dhe cilësia në arsim, si standarde zhvillimore që kërkohet të përmbushen për rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE.
Java e Gruas filloi më datën 20 Mars dhe përfundoi sot më datën 24 Mars, 2017.