Në shtëpinë e çifteve, Denisi dhe Gerta janë bërë gati për të fjetur, por para se të mbyllin sytë kanë diçka për të sqaruar me njëri-tjetrin.
Denisi është mërzitur me Gertën dhe ndaj saj ka ankesa. Ai i thotë se mundohet t’i diktojë sjelljen brenda shtëpisë.
Denisi: Mos ngul këmbë! Që të jemi në rregull fare, siç e bëj unë; nuk të them unë ty shko lahu, shko bëj këtë apo atë. E kam problem, por nuk të them gjë.
Gerta: Unë jam e fiksuar, edhe motrës time e vëllait tim ja them.
Denisi: Unë nuk dua që të ma thuash mua.
Gerta: Po ça të bëj unë tani?! Të dal nga vetja?!
Denisi: Mund t’ua thuash të gjithëve, por jo mua.
Gerta i kujton rregulloren që çifteve u ndalohet, veç seksit, edhe sherri, ndaj i kërkon që për çdo gjë ta thërrasë në dhomën e rrëfimit e ta flasin këtë.
Gerta: Nëse ke ndonjë gjë me merr aty brenda (dhoma e rrëfimit) dhe flasim.
Denisi: Nuk është debat ky. Është e thjeshtë.
Gerta: Për çdo gjë më merr aty brenda dhe e flasim, mirë?!
Denisi: E flasim edhe tani.
Gerta: Jo, nuk dua!
Denisi: Mua për zot nuk më del njeri, siç nuk të dal unë ty në debate se ti i di vetë debatet e tua. Debatet e tua i di vetë ti. Nëse e shoh se mund të të ndihmoj me ndonjë gjë të vogël, mirë, por jo të të mbys ty.
Gerta: Unë e shoh që ti ja fute kot me Ejonën. Se i tregoje ti asaj që ti s’do të më thuash mua, s’do të më tregosh mua,
Denisi: Ti nuk e di se për çfarë po flisja unë me Ejonën, për çfarë po debatoja.
Gerta: Ti nuk arrite të kuptosh humorin tim. Nuk kam çfarë të them unë.
Denisi: E di unë se çfarë flas, nuk më mëson dot ti, as im atë, as imë më, asnjë! Pastaj, nuk ishte debat, ishte sqarim me Jonën