29,11,2024

Kurrë mos i lini fëmijët të ulen kështu

Must Read

Fëmijët zbulojnë gjëra të reja ndërsa rriten: mësojnë si të ecin, çfarë pëlqejnë, cili ushqim ka shije më të ëmbël dhe cili të njelmët.

 

Përderisa këto janë gjëra normale, ka disa gjëra të tjera si mënyra se si zgjedhin të ulen që ndikon në ta shumë.

Një nga pozitat më të zakonshme të uljes në mesin e fëmijëve është pozicioni W. Fëmijët mund të kalojnë orë të tëra duke qëndruar ulur kështu ndërsa luajnë, por nëse fëmija juaj e bën këtë, ndalojeni menjëherë.

Ulja në pozitën W nuk rekomandohet për askënd. Shumica e fëmijëve ulen në këtë pozitë ndërsa luajnë, por prindërit duhet ta dinë se kjo pozitë mund të çojë në probleme ortopedike.

Ulja në pozitën W mund të ndikojë në dislokim të ijëve të fëmijëve, dhe nëse në familjen tuaj ka histori të displasisë së ijës, ky pozicion duhet të shmanget.

Nëse fëmija ka ngushtësim të muskujve, kjo pozitë do ta përkeqësojë atë. Kjo pozitë dëmton ijët, thembrat dhe gjunjët. Nëse fëmija juaj rri ulur në këtë mënyrë, inkurajojeni që të ulet ndryshe.

Ulja në pozitën W ndikon që fëmija të fitojë një model të parregullt të lëvizjes. Shfrytëzimi i pozitave të tjera për t’u ulur do ta ndihmojë fëmijën në zhvillimin e modeleve më të dëshirueshme të lëvizjes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img