18,05,2025

Banorët e Hoqës së Madhe nuk i lejojnë deputetët serbë të bëjnë fushatë

Must Read

Pasi kishin marrë lajmin se në fshatin e tyre kishin planifikuar të shkonin Nemanja Sarovi dhe Zoran Krasiq, dhjetëra banorë të këtij fshati kishin nisur protestën për ta kundërshtuar këtë, njofton Klan Kosova.

Përfaqësuesi i banorëve për këtë protestë, Halil Mullaabazi ka thënë për Info Magazine se me këtë veprim kanë dashur të të mos i lejojnë deputetët serbë të futen atje.

“Nuk kemi problem me banorët por ata që vijnë  vinë për të zgjidhur problemet e tyre”, ka thënë Mullaabazi.

“Nuk kemi lejuar të hyjnë, ata janë kthyer andaj edhe rruga do të lirohet. Nuk kemi arsye të qëndrojmë më këtu.”, ka pohuar ai.

Më tej ka paralajmëruar se këtë veprim do ta ndërmarrin sa herë që ata apo përfaqësues tjetër politikë të Serbisë do të shkojnë për të bërë fushatë.

“Sa herë që do të vijnë ata, ne do të jemi këtu”.

“Ne nuk kemi organizuar protestë madhështore, jemi mbledhur dhe kemi bllokuar rrugën. Nëse na shkelin, le të vazhdojnë rrugën”, ka thënë Mullaabazi.

“Politikanët tanë po i lejojnë, ne nuk mund t’i ndalojmë në kufi por i ndalojmë këtu”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Plani operativ “Motoçikleta 2025”, konfiskohen 18 motoçikleta

Ferizaj, 15.05.2025Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img