11,09,2025

Prezantohet projekti për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive për komunitete pakicë në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.23.03.2017. Një projekt i përbashkët i komunës së Ferizajt, organizatës Zëri i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve dhe qeverisë së Kosovës do të bëjë me shtëpi të reja dhe të rindërtuara familje të këtyre komuniteteve në komunën e Ferizajt.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa tha se pushteti që e drejton do të përkrahë të tilla projekte, që komuniteteve pakicë u sigurojnë zgjidhje të hallit të banimit dhe mirëqenie sociale.
“Ky projekt është tepër i rëndësishëm, ku unë shpresojë që do të përfitojnë të gjithë qytetaret dhe do t’i hapim rrugë për zgjidhjen e problemeve të mirëqenies ekonomike dhe sociale, por edhe infrastrukturore për komunitet pakicë në Ferizaj. Komuna e Ferizajt, është e interesuar që t’ja lehtësojë jetën qytetarëve të vet dhe në këtë drejtim ky nuk do të jetë projekti i fundit sepse ne kemi filluar që të hartojmë paramasat për asfaltimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave në qytet ku jetoni ju por në të njëjtën kohë edhe për fillimin e procedurave për destinimin e një pronë tek lagja Sallahane janë 20 ari për ata që nuk e kanë zgjedhur problemin e banimit dhe për të gjithë ata kanë një dokumentacion legjitim për kthimin e tyre që përkohësisht jetojnë jashtë Kosovës, por të cilët nuk janë në konflikt me ligjin, qoftë për të kaluarën e tyre gjatë luftës ose para luftës”,ka thënë kryetari Svarqa.

Edhe nënkryetari i komunës së Ferizajt nga komuniteti ashkali, Asllan Kryeziu tha se përpjekjet e institucioneve për të investuar në infrastrukturë etj, do të jenë të vazhdueshme.
“Komuna e Ferizajt, është duke bërë përpjekje maksimale së bashku me kryetarin Svarqa dhe me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, që t’ju dal në ndihmë të gjitha komuniteteve që jetojnë dhe veprojnë në komunën e Ferizajt”, ka thënë Kryeziu, duke shtuar se ky është projekti i parë që po implementohet në komunën tonë.
Bashkëfinancuese e projektit për infrastrukturë për komunitetet është edhe qeveria e Kosovës. Përfaqësues të ministrive thanë se mbeten të përkushtuar që në forma të ndryshme të përmirësojnë jetën e komuniteteve.
E, teksa prezantoi projektin e infrastrukturës para qytetarëve, Violeta Thaçi nga organizata “Zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve” shpalosi fushat e ndërtimit, ku do të investojnë, kriteret e përfitimit etj.
E pjesëtarë të komuniteteve e mirëpritën projektin. Thanë se kanë shumë nevojë për kushte më të mira banimi.

U mësua se për këtë projekt të vitit 2017, Komuna e Ferizajt do të participojë me 30 mijë euro, organizata “Zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve” me 40 mijë euro, ndërkaq Ministria e Punës dhe mirëqenies sociale me 20 mijë euro.
Deri më tani në zyrat përkatëse të komunës, kanë arritur 122 kërkesa për ndërtim e rindërtim shtëpish.
Fundi i bashkëbisedimit

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img