Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave padisin Qeverinë (VIDEO)

Must Read

Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj kanë ngritur kallëzim penal ndaj kryeministrit Isa Mustafës dhe tetë anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare për Privatizim.

Ata pavarësisht që qëndruan dy vjet në tendë para ndërtesës së Qeverisë ende nuk i morën mbi 25 milionë eurot që po pretendojnë që iu takojnë atyre nga privatizimi i Fabrikës në vitin 2007, me metodën e spin-off-it special, njofton Klan Kosova.

Kjo edhe pse pro këtyre 900 ish-punëtorëve kishte vendosur në vitin 2010, edhe Gjykata Kushtetuese, e cila i obligonte Qeverinë e Kosovës dhe AKP-n t’i ekzekutojë mjetet.

Kronikë nga Valon Rashiti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img